0_Maqedoni.Portal0_Web_Ballina - Sllajder0_Web_Përzgjedhja e redaktoritMakedonija.SlajderPolitikë

Ambasada e SHBA-së e përëshëndeti aktvendimin për ish-kryetarin e Gjykatës Penale, Pançevski

Ambasada e SHBA-së në Maqedoninë e Veriut e përshëndeti sot aktvendimin për ish-kryetarin e Gjykatës Penale  Shkup, Vlladimir Pançevski.

Shkup, 5 gusht 2020 (MIA) – Ambasada e SHBA-së në Maqedoninë e Veriut e përshëndeti sot aktvendimin për ish-kryetarin e Gjykatës Penale  Shkup, Vlladimir Pançevski.

“Aktgjykimi nga ana e Gjykatës së Velesit, me të cilin ish-kryetari i Gjykatës Penale Shkup, Vlladimir Pançevski u dënua me 3,5 vjet burg për abuzim me sistemin AKMIS, është hap pozitiv në kërkimin e përgjegjësisë për ata që akuzohen për minimin e pavarësisë së gjyqësorit”, publikoi në Tuiter Ambasadën e SHBA-së.

Ish kryetari i Gjykatës Penale – Shkup, Vlladimir Pançevski, i akuzuar për keqpërdorim të sistemit AKMIS, u shpall fajtor mbrëmë nga Gjykata e Velesit dhe u dënua me tre vjet e gjashtë muaj burgim. Gjykatësja, Valentina Georgievska e dha verdiktin mbrëmë pas përfundimit të seancës që zgjati më shumë se dhjetë orë. mb/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close