EvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

Ambasada e Rusisë: Britania e Madhe me qëllim provokon me dërgimin e “apaçive” në Estoni”

Dërgimi i helikopterëve britanik në Estoni dhe tregimi për "kthimin e Rusisë" është edhe një provokim i qëllimshëm, kumtoi mbrëmë ambasada ruse në Londër.

Nju-Jork, 17 prill 2019 (MIA) – Dërgimi i helikopterëve britanik në Estoni dhe tregimi për “kthimin e Rusisë” është edhe një provokim i qëllimshëm, kumtoi mbrëmë ambasada ruse në Londër.

“Ne me kujdes e ndjekim pjesëmarrjen aktive të Britanisë së Madhe në programin e NATO-s për prezencë ushtarake në Evropën Lindore. Mendimi ynë është vendosja e helikopterëve të rinj në Estoni dhe tregimi për ‘kthimin e Rusisë’ është edhe një provokim i qëllimshëm. Veprimet e tilla janë dëshmi se Londra planifikon temën Rusia “agresive” ta mbajë në jetë që t’i realizojë interesat e veta. Për këtë shfrytëzohen të gjitha instrumentet e mundshme, ndërsa NATO është përjashtim”, thuhet në kumtesën e Ambasadës të Rusisë në Londër.

Britania e Madhe paralajmëroi më 15 prill dërgimin e pesë helikopterëve të ri “apaçi” të ri në Estoni, në kuadër të programit të NATO-s, qëllimi i të cilës është përforcimi i pranisë ushtarake përgjatë kufirit rus.

Ministri britanik i Mbrojtjes Gevin Uilijamson deklaroi se Londra zyrtare, Rusinë e sheh si kërcënim. sn/

Таг
Back to top button
Close
Close