Zverevi fiton titullin e parë të US open
- Tenisti gjerman Aleksandar Zverev mbrëmë e mposhti amerikanin Ben Shelton në ndeshjen finale të US open 2026.
- Post By Fami Bajrami
- 09:20, 14 shtator, 2026
Nju Jork, 14 shtator 2026 (MIA) - Tenisti gjerman Aleksandar Zverev mbrëmë e mposhti amerikanin Ben Shelton në ndeshjen finale të US open 2026.
Ndeshja zgjati 3 orë e 36 minuta dhe përfundoi me rezultatin 6:3, 7:6 (7:2), 5:7 dhe 6:2.
Zverevi, njëzet e nëntë vjeç (i renditur si i dyti në botë), servoi 9 ase, bëri 6 gabime të dyfishta dhe realizoi 4 nga 6 brejk pikë.
Sheltoni, gjashtë vjet më i ri (i renditur si i 9-të në botë), servoi 10 ase, bëri 4 gabime të dyfishta dhe realizoi 1 nga 3 brejk pikë.
Kjo është finalja e dytë e Zverevit në Gren slemin në Nju Jork. Në vitin 2020, ai humbi ndaj Dominik Timit. Sheltoni arriti në finalen e tij të parë në një Gren slem. Përpara finales në Nju Jork, Zverevi dhe Sheltoni nuk kishin luajtur kurrë me njëri-tjetrin në një turne në Gren slem. Ata kanë gjithsej gjashtë përballje (Zverevi fitoi në gjashtë prej tyre).
Foto: EPA