Zjarr në komunën e Karposhit, janë dëmtuar disa automjete dhe një objekt afarist
- Gjatë një zjarri në Komunën e Karposhit janë dëmtuar disa automjete dhe një objekt afarist, informuan pasdite nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Shkup, 13 korrik 2026 (MIA) – Gjatë një zjarri në Komunën e Karposhit janë dëmtuar disa automjete dhe një objekt afarist, informuan pasdite nga Ministria e Punëve të Brendshme.
"Sot, rreth orës 02:50, në Sektorin për Punë të Brendshme – Shkup është raportuar se në territorin e Komunës së Karposhit është përfshirë nga zjarri një automjet “Passat” me targa të Shkupit, në pronësi të Gj.R. Nga zjarri janë dëmtuar edhe një automjet “Volksvagen Turan”, në pronësi të D.M., një automjet “sangjong”, në pronësi të S.S., si dhe një objekt afarist në pronësi të G.L. – kumtuan nga MPB.
Zjarri është shuar nga një ekip i Brigadës së mbrojtjes kundër zjarrit – Shkup.
Është kryer inspektim nga SPB – Shkup dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s