Zhezus zyrtarisht tre vite në Barcelonë
- Kampioni aktual spanjoll Barcelona nënshkroi sot një kontratë trevjeçare me sulmuesin 29-vjeçar brazilian Gabriel Zhesus.
Barcelonë, 1 shtator 2026 (MIA) - Kampioni aktual spanjoll Barcelona nënshkroi sot një kontratë trevjeçare me sulmuesin 29-vjeçar brazilian Gabriel Zhesus.
Mediat spanjolle dhe angleze raportuan këtë pasdite se transferimi vlen 10 milionë euro me bonuse të mundshme të përfshira në kontratë.
Gabriel Zhesus e filloi karrierën e tij te Palmeiras brazilian. ndërsa në futbollin evropian mbërriti në vitin 2017, duke u bashkuar Mançester Sitin. Në vitin 2022, ai u transferua te Arsenali, por në sezonet e fundit braziliani ka pasur shumë probleme me lëndimet dhe prej kohësh ka qenë një opsion sulmues rezervë për klubin londinez.
Para Gabriel Zhesus, Barcelona solli disa lojtarë cilësorë këtë verë, përfshirë Entoni Gordon për 80 milionë euro, Rodrin për 60 milionë dhe Karim Adejemin për 22 milionë euro. mb/
Foto: KF Barcelonë, Fejsbuk