• e mërkurë, 07 tetor 2026

Zgjidhet qeveria e re e Kosovës, me të njëjtën përbërje si ajo e mëparshmja

Zgjidhet qeveria e re e Kosovës, me të njëjtën përbërje si ajo e mëparshmja

Prishtinë, 13 shtator 2026 (MIA) - Kuvendi i Kosovës sot me 62 vota rizgjodhi Albin Kurtin kryeministër të Kosovës.

Pasi Kurti e prezantoi programin e Qeverisë së re, pothuajse identike me atë të mëparshmen nga shkurti i këtij viti,  me votim për zëvendëskryeministër të parë dhe ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës u zgjodh Glauk Konjufca, zëvendëskryeministre e dytë dhe ministre e Drejtësisë është Donika Gërvalla, ndërsa zëvendëskryeministër i tretë për Çështjet e Pakicave dhe Bashkëpunimin është Fikrim Damka.

 Hekuran Murati u zgjodh ministër i Financave, ministër për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare- Andin Hoti, ndërsa ministër i Mbrojtjes Ejup Maqedonci.

 Për ministër të Punëve të Brendshme u zgjodh Xhelal Sveçla, Ministër i Digjitalizimit dhe Administratës Publike është Lulzon Jagxhiu, ndërsa ministër i Shëndetësisë Arben Vitia.

 Për ministër të Arsimit dhe Shkencës u zgjodh Hajrulla Çeku, ministre e Kulturës dhe Turizmit Saranda Bogujevci, ndërsa ministër i Sportit dhe Rinisë është Blerim Gashani,

 Për ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal u zgjodh Elbert Krasniqi, ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor është Fitore Pacolli, ndërsa ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural është  Armend Muja

 Ministër i Infrastrukturës dhe Transportit është Dimal Basha, ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit është Mimoza Kusari-Lila, ministre e Ekonomisë është Artane Rizvanolli, Ministër për Komunitete dhe Kthim- Nenad Rashiq, ndërsa ministër për Zhvillim Rajonal është Rasim Demiri.

 Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR