• e shtunë, 14 nëntor 2026

Zgjedhjet në BeH: Fitore e partive nacionaliste, SDP me gjasa të vogla për mbetje në pushtet

Zgjedhjet në BeH: Fitore e partive nacionaliste, SDP me gjasa të vogla për mbetje në pushtet

Sarajevë, 5 tetor 2026 (MIA) - Tre partitë më të mëdha nacionale fituan shumicë të bindshme votash në zgjehdjet e përgjithshme në Bosnjë e Hercegovinë, përderisa partia socialdemorkate (SDP) e BeH-së, së bashku me partnerët e vetë të koalicionit, ka gjasa të vogla të mbetet në pushtet, treguan rezultatet që i publikoi Komisioni qendror zgjedhor (KQZ) një ditë pas votimit, transmeton Hina.

Sipas të dhënave të KQZ-së, në zgjedhjet e djeshme të drejtën e votës e shfrytëzuan rreth 1 milion e 366 mijë qytetarë, përkatësisht diç më shumë se 40 për qind, që paraqet daljen më të ulët në të gjitha ciklet zgjedhore nga përfundimi i luftës e deri më tani.

Në zgjedhjet për Presidencën e BeH-së u konfirmua fitorja e Darijana Filipoviqit, kandidate e HDZ BeH nga radhët e kroatëve, të Denis Beqiroviqit nga SDP nga radhët e boshnjakëve dhe të Zheljka Cvijanoviqit nga Lidhja e socialdemokratëve të pavarur (SNSD) e Millorad Dodikut nga radhët e serbëve.

Beqiroviq dhe Cvijanoviq fituan mandat të ri, por që të dy me numër dukshëm më të vogël të votave në krahasim me para katër viteve. Beqiroviq mbeti pa mbë[shtetjen e rreth 130 mijë votave, përderisa për Cvijanoviq votuan 50 mijë vota më pas se sa në vitin 2022. Filipoviq, ndërkaq, e cila për herë të parë hyn në Presidencën e BeH-së, fitoi diç më pak se 110 mijë vota, përderisa Borjana Krishto si kandidate e HDZ BeH në vitin 2022 kishte mbështetje prej 180 mijë vota.

Në garën për Dhomën përfaqësuese të Parlamentit të BeH-së, nga Federata e BeH-së më së shumti vota fituan kandidatët nga Partia e Aksionit dmeokratik (SDA) - 31 për qind e mbështetjes. Pasojnë SDP BeH me rreth 15 për qind dhe HDZ BeH me partnerët e vet të koalicionit me rreth 13 për qind. Blloku i kryesuar nga HDZ 1990, gjithashtu hynë në parlament me mbështetje prej rreth 4,4 për qind të votuesve.

Befasia më e madhe në zgjedhjet është rritja e përnjëhershme e popullaritetit të Partisë për BeH-në (SBeH), themeluar në vitin 1996 nga Haris Silajxhiq. Pas tërheqjes së tij, partia me vite ishte në margjina të politikës, ndërsa tnai u bë forca e katërt në parlamentin shtetëror me mbështetje prej rreth 8,7 për qind.

Kushdo që do ta formojë bllokun qeveritar nga ana e boshnjakëve, do të duhet të koalicionojë me SNSD-në e Dodikut, i cili hyn në parlament me mbështetje prej mbi 40 për qind të votuesve në Republikën Sërpska. Në atë entitet, pas SNSD-së pasojnë Lëvizja "Sigurna Sërpska" (PSS) e prefektit të Banja Llukës, Drashko Stanivukoviq me rreth 15 për qind dhe partia demokratike serbe (SDS) me rreth 13 për qind të votave.

Krahas asaj që praktikisht siguroi pjesëmarrje në pushtetin e nivelit shtetëror, Dodik e mposhti opozitën edhe në nivel të entitetit. me partnerët e tij ai do ta ruajë shumicën në Kuvendin popullor të Republikës sërpska, ndërsa do ta ketë edhe funksionin e kryetarit të entitetit.

SDA dhe HDZ BeH, nga ana e tyre, siguruan shumicë të rehatshme në Dhomën përfaqësuese të Parlamentit të Federatës së BeH-së, si dhe në pothuajse të gjithë kantonët në të cilët popullatë shumicë janë boshnjakët apo kroatët, me çka HDZ BeH mbetet partner i paashmangshëm për formim të pushtetit ekzekutiv.

Kështu, SDA, HDZ BeH dhe SNSD pas këtij cikli zgjedhor do ta marrin pushtetin në vertikalen e tërë shtetit, me ç'rast përjashtim i vetëm është ajo që boshnjakët në Presidencën e BeH-së do t'i përfaqësojë anëtari i SDP-së, Beqiroviq.

Megjithatë, nga SDP, e cila deri më tani sundoi në koalicion me Popullin dhe drejtësinë (NiP) dhe Partinë tonë (NS), pohojnë se procesi ende nuk kla përfunduar. Edhe pse NiP dhe NS vërejtën rezultate të këqija dhe humbën një pjesë të mandateve në të gjitha nivelet, në SDP p-o bëjnë përllogaritje për mbijetim të mundshëm të asaj aleance. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR