Zelenski: Ukraina po përgatitet për negociata të mëtejshme me përfaqësuesit e presidentit Donald Tramp
- Ukraina po përgatitet për negociata të mëtejshme me përfaqësuesit presidentit amerikan, Donald Tramp, deklaroi mbrëmë presidenti ukrainas Volodimir Zelenski.
- Post By Ramize Qamili
- 08:52, 31 gusht, 2026
Kiev, 31 gusht 2026 (MIA) - Ukraina po përgatitet për negociata të mëtejshme me përfaqësuesit presidentit amerikan, Donald Tramp, deklaroi mbrëmë presidenti ukrainas Volodimir Zelenski.
“Patëm takime të rëndësishme - së bashku me ekipin tonë, po përgatitemi për kontakte të reja me deputetët e presidentit amerikan. Sot do të vijojnë më shumë detaje. Po bëjmë gjithçka që mundemi për të siguruar që lufta të mos mbetet e vetmja mundësi për atë që na pret", shkroi Zelenski në një kumtesë të publikuar në ueb faqen e presidencës.
Sipas tij, është e rëndësishme që "Amerika ndan shumë nga qëndrimet e Ukrainës në lidhje me situatën si në front ashtu edhe në aspektin e sulmeve”.
"Duhet të jemi aktivë, dhe pikërisht kështu punojmë - në mënyrë aktive, pa ditë pushimi", deklaroi presidenti ukrainas.
Mediat ukrainase publikuan se drejtori i CIA-s, Xhon Retklif, gjatë një vizite të papritur në Moskë në fillim të kësaj jave, propozoi një takim midis presidentit amerikan, Donald Tramp, presidentit ukrainas Volodimir Zelenski dhe liderit rus Vladimir Putin, si pjesë e përpjekjeve për t'i dhënë fund luftës.
Foto: arkivi i MIA-s