• e hënë, 16 nëntor 2026

Zelenski: Ukraina po përgatit përgjigje ndaj valës së re të përshkallëzimit rus

Zelenski: Ukraina po përgatit përgjigje ndaj valës së re të përshkallëzimit rus

Kiev, 8 tetor 2026 (MIA) – Ukraina po përgatit përgjigje ndaj valës së re të përshkallëzimit rus dhe po punon me partnerët për të siguruar pako shtesë të mbrojtjes ajrore dhe municione për aeroplanët luftarakë F-16, deklaroi sot presidenti ukrainas Volodimir Zelenski.

“Po përgatisim përgjigjet tona ndaj kësaj vale të përshkallëzimit rus”, tha Zelenski në rrjetet sociale, pas raportimeve nga kreu i Shërbimit të sigurisë së Ukrainës, Oleksandr Poklad dhe zëvendëskryetari i administratës presidenciale, Pavlo Palisa, raporton "Ukrinform".

Zelenski tha se përmes të gjitha kanaleve të disponueshme, po zhvillohen diskutime me partnerët që mund të ofrojnë mbështetje shtesë për Ukrainën, duke përfshirë sisteme të mbrojtjes ajrore dhe municione për aeroplanët F-16.

Ai falënderoi të gjitha vendet që janë të gatshme t'i ofrojnë ndihmë Ukrainës.

Presidenti ukrainas shtoi se autoritetet vazhdojnë të përmbushin kërkesat e komandantëve të korpuseve dhe brigadave luftarake, të cilat i paraqitën gjatë takimeve të tij me ushtarët në front.

Zelenski më parë u bëri thirrje partnerëve të rrisin presionin me sanksione ndaj Rusisë, veçanërisht pas sulmeve të fundit ruse në Priluki dhe Kramatorsk, si dhe t'i sigurojnë Ukrainës mjete shtesë të mbrojtjes ajrore dhe mbështetje financiare.

Foto: Zelenski në rrjetet sociale

QËNDRONI TË LIDHUR