Zelenski u drejtohet udhëheqësve të BE-së: "Lufta do të kushtojë 155 miliardë euro vitin e ardhshëm, ju lutem gjeni një mënyrë për ta ofruar atë mbështetje"
- Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski u kërkoi sot udhëheqësve të Bashkimit Evropian mbështetje shtesë për Ukrainën në vitet e ardhshme, raportoi DPA.
- Post By Sara Ademi
- 17:26, 16 tetor, 2026
Kiev, 16 tetor 2026 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski u kërkoi sot udhëheqësve të Bashkimit Evropian mbështetje shtesë për Ukrainën në vitet e ardhshme, raportoi DPA.
"Lufta do të kushtojë 155 miliardë euro vitin e ardhshëm dhe na duhen të paktën 70 miliardë euro të tjera nga ju për mbrojtje, për armë", tha ZelenskI në samitin e BE-së në Bruksel.
Kjo është një "shumë realiste", tha ai, duke shtuar: "Ju lutem të gjeni një mënyrë për të ofruar atë mbështetje".
Muajin e kaluar, Ministri ukrainas i Financave, Sergej Marçenko, tha se vendit i mungojnë 32.6 miliardë dollarë mbështetje ekonomike dhe 45 miliardë dollarë në mbrojtje.
BE-ja vitin e kaluar krijoi një mekanizëm mbështetës huaje për Kievin me një vlerë totale prej 90 miliardë eurosh për vitet 2026 dhe 2027 dhe po u bën thirrje partnerëve ndërkombëtarë të Ukrainës që të rrisin ndihmën e tyre financiare. sa/
foto: EPA