Zelenski: Nuk do të ketë negociata trepalëshe për paqe para zgjedhjeve për Dumën shtetërore të Rusisë
- Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski sot deklaroi se nuk do të ketë një takim trepalësh për përfundimin e luftës para zgjedhjeve për Dumën shtetërore në Rusi.
Otavë, 10 shtator 2026 (MIA) - Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski sot deklaroi se nuk do të ketë një takim trepalësh për përfundimin e luftës para zgjedhjeve për Dumën shtetërore në Rusi.
Zelenski deklaroi se negociatorët ukrainas dhe amerikanë janë në kontakt të vazhdueshëm dhe se shpreson që deri në fund të shtatorit, pas takimit me presidentin amerikan Donald Tramp, të ketë përparim në negociatat për energjinë dhe eksportin e grurit ukrainas, raportuan mediat britanike.
Në Rusi, zgjedhjet për Dumën shtetërore do të mbahen më 20 shtator.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov, sot, duke folur për mundësinë e vazhdimit të negociatave, deklaroi se Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Abu Dabi mund të jenë vendi i raundit të ardhshëm të negociatave trepalëshe mes Rusisë, Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kur të fillojnë përgatitjet konkrete. qa/
Foto: EPA