• e premte, 30 gusht 2024

Zelenski: Forcat ukrainase kanë marrë pozicione të reja në rajonin Kursk të Rusisë

Zelenski:  Forcat ukrainase kanë marrë pozicione të reja në rajonin Kursk të Rusisë

 Kiev, 29 gusht 2024 (MIA) - Forcat e armatosura të Ukrainës vazhdojnë të rrisin territorin nën kontrollin e tyre "përgjatë kufirit me Ukrainën" si pjesë e pushtimit të rajonit të Kurskut të Rusisë, tha presidenti Volodimir Zelenski në video fjalimin e tij të rregullt  drejtuar bashkatdhetarëve, cituar nga DPA.

Zelenski nuk dha më shumë  detaje mbi atë që u tha, por shtoi se janë kapur më shumë robër lufte rusë  dhe mund të përdoren në një shkëmbim të mundshëm në të ardhmen. 

"Ju falënderoj luftëtarë! Kjo është diçka që do të sjellë në shtëpi kaq shumë nga njerëzit tanë nga robëria ruse", tha Zelenski. 

 Trupat ukrainase e pushtuan Rusinë më 6 gusht, duke bërë një ndërhyrje të befasishme në rajonin e Kurskut.

Në fjalimin e tij të fundit, Zelenski tha se ofensiva, gjithashtu ndihmon në lehtësimin e një pjese të presionit mbi ushtarët ukrainas që luftojnë në rajonin e Donjeckut, i cili aktualisht është epiqendra e luftimeve të ashpra. 

 Zelenski pranoi se situata në rajonin e Donjeckut është "jashtëzakonisht e ndërlikuar".

"Atje janë përqendruar përpjekjet kryesore ruse dhe forcat e tyre më të mëdha", tha ai.

 Autoritetet kanë urdhëruar banorët e Pokrovskut, një qytet hekurudhor me rëndësi strategjike, të evakuohen duke marrë parasysh në përparimin e forcave ruse të cilat po afrohen drejt tij. Megjithatë, 38.000 njerëz, duke përfshirë 1.900 fëmijë, mbeten ende në qytet.

Shefi i administratës ushtarake të Donjeckut, Vadim Filashkin, paralajmëroi se nga e hëna do të mbyllen të gjitha filialet e bankave në Pokrovsk. Në qytet do të funksionojnë vetëm bankomatet. 

Foto: Skrinshot X 

 

QËNDRONI TË LIDHUR