• e hënë, 16 nëntor 2026

Zelenski: Ekipi negociator ukrainas për vizitë në SHBA

Zelenski: Ekipi negociator ukrainas për vizitë në SHBA

Kiev, 8 tetor 2026 (MIA) – Negociatorët ukrainas nesër dhe të shtunën do të qëndrojnë në SHBA, njoftoi presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski, duke i bërë thirrje presidentit të SHBA-së, Donald Tramp të rrisë presionin ndaj Rusisë.

"Nuk mund të negociosh, nga njëra anë, me rusët për projektet e ardhshme ekonomike dhe nga ana tjetër, të thuash se jemi në një lloj bllokimi diplomatik", ka thënë Zelenski.

Ai paralajmëroi gjithashtu se Kina aktualisht po zhvillon një sistem satelitor të ngjashëm me Starlinkun dhe po bashkëpunon me Rusinë për këtë çështje.

Zelenski iu referua gjithashtu vendimit të Bashkimit Evropian për të hequr sanksionet kundër dy miliarderëve rusë, Alisher Usmanov dhe Mihail Fridman, duke e përshkruar atë si një "gabim të tmerrshëm".

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR