Zelenski bisedoi me të dërguarit amerikanë Kushner dhe Uitkof për ripërtëritje të përpjekjeve paqësore
- Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski sot bisedoi në telefon me të dërguarit e posaçëm të SHBA-së, Xhared Kushner dhe Stiv Uitkof, kumtoi këshilltari i presidentit ukrainas për komunikim, Dmitro Litvin.
- Post By Arta Bunjaku
- 21:11, 22 korrik, 2026
Kiev, 22 korrik 2026 (MIA) - Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski sot bisedoi në telefon me të dërguarit e posaçëm të SHBA-së, Xhared Kushner dhe Stiv Uitkof, kumtoi këshilltari i presidentit ukrainas për komunikim, Dmitro Litvin.
"Biseda ishte kontruktive dhe e rëndësishme. Biseduam për ripërtëritje të përpjekjeve diplomatike dhe nismat për arritje të paqes", shkroi Zelenski në rrjetin social X, duke shtuar se të dyja palët do të vazhdojnë me koordinim të ngushtë.
Ukrinform përkujton se Zelenski edhe më parë shfaqte shpresë se Kushneri dhe Uitkofi do ta vizitojnë Ukrainën.
Paraprakisht sot Zelenski bisedoi edhe me përfaqësuesin e përhershëm të SHBA-së në NATO, Methju Uitaker, për dhënie të licensës për prodhim të raketave-kryqëzuese për sistemet për mbrojtje kundërajrore "Patriot". ab/
Foto: arkivi