Xhinping: Marrëdhënit mes Kinës dhe Rusisë janë të "të patundrura"
- Marrëdhëniet mes Kinës dhe Rusisë janë "të patundura" tha pesidenti kinz Ksi Xhinping gjatë një takimi me presidentin rus Vladimir Putin në Pekin.
- Post By Melahat Baftija
- 07:50, 20 maj, 2026
Pekin, 20 maj 2026 (MIA) - Marrëdhëniet mes Kinës dhe Rusisë janë "të patundura" tha pesidenti kinz Ksi Xhinping gjatë një takimi me presidentin rus Vladimir Putin në Pekin.
"Marrëdhëniet Kinë-Rusi kanë arritur një nivel kaq të lartë sepse ne kemi thelluar vazhdimisht besimin e ndërsjellë politik dhe koordinimin strategjik me këmbëngulje të palëkundur", tha Xhinping në fillim të bisedimeve në Shtëpinë e kuvendeve popullore.
Vladimir Putin, nga ana tjetër, vlerësoi se marrëdhëniet midis dy vendeve kanë arritur një "nivel të paparë" dhe përfaqësojnë një model global partneriteti dhe bashkëpunimi strategjik. mb/
Foto: MIA