Vuçiq i shpalli zgjedhjet parlamentare serbe më 25 tetor
- Presidenti serb Aleksandar Vuçiq e shpërndau Kuvendin Popullor të Serbisë dhe shpalli zgjedhje të parakohshme parlamentare për 25 tetor 2026. Kryeministri Gjuro Macut propozoi shpërndarjen e Kuvendit në seancën e Qeverisë më 7 shtator, të cilën Qeveria e pranoi në seancë. Kjo ishte një procedurë e nevojshme ligjore në mënyrë që Vuçiq të mund të shpallë zgjedhjet.
- Post By Sara Ademi
- 12:43, 9 shtator, 2026
Beograd, 9 shtator 2026 (MIA) - Presidenti serb Aleksandar Vuçiq e shpërndau Kuvendin Popullor të Serbisë dhe shpalli zgjedhje të parakohshme parlamentare për 25 tetor 2026. Kryeministri Gjuro Macut propozoi shpërndarjen e Kuvendit në seancën e Qeverisë më 7 shtator, të cilën Qeveria e pranoi në seancë. Kjo ishte një procedurë e nevojshme ligjore në mënyrë që Vuçiq të mund të shpallë zgjedhjet.
Që nga momenti kur Qeveria pranoi propozimin e Macutit për të shpërndarë Parlamentin, filloi të ecë një periudhë 72-orëshe, gjatë së cilës presidenti i Republikës vendos nëse do ta pranojë propozimin e arsyetuar të Qeverisë.
Që zgjedhjet të mbahen më 25 tetor, siç kishte njoftuar më parë Vuçiq, ato duhej të shpalleshin jo më vonë se 10 shtatori. sa/
foto: MIA