• e premte, 04 shtator 2026

VLEN: Njëzet e pesë vjet pas MO-së, barazia po bëhet ligj, zhvillimi po merr hov, rruga evropiane po forcohet

VLEN: Njëzet e pesë vjet pas MO-së, barazia po bëhet ligj, zhvillimi po merr hov, rruga evropiane po forcohet

Shkup, 14 gusht 2026

Në kuadër të shënimit të 25-vjetorit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, VLEN si pjesë e Qeverisë ka zhvilluar një sërë panelesh dhe aktivitetesh me fokus te decentralizimi, zhvillimi lokal, barazia dhe e ardhmja evropiane e vendit.

Në këto aktivitete morën pjesë bashkëkryetarët e VLEN-it, Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami, zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, dhe ministri për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Agon Ferati, duke përcjellë mesazhin se Marrëveshja e Ohrit nuk është vetëm histori, por përgjegjësi për të tashmen dhe të ardhmen.

Njëzet e pesë vjet pas saj, parimet e Ohrit po përkthehen në ligje, institucione dhe investime konkrete. Përfaqësimi i drejtë dhe adekuat po institucionalizohet me ligj, ndërsa decentralizimi po shoqërohet me financim dhe investime më të drejta në komunat shqiptare.

Mbi 250 milionë euro janë orientuar për projekte lokale, ndërsa investimet në Korridorin VIII dhe autostradën Shkup–Bllacë po e lidhin vendin më fuqishëm me Kosovën, Shqipërinë dhe Evropën.

Edhe arsimi është pjesë e këtij zhvillimi, me rreth 42 milionë euro investim në kampusin e ri të Universitetit “Nënë Tereza”, krahas mbështetjes për kulturën shqiptare.

Për VLEN-in, mesazhi është i qartë: barazia duhet të garantohet me ligj, zhvillimi të ndihet në komunat shqiptare dhe rruga evropiane të forcohet.

VLEN

____________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit. 

Foto: Fejsbuk

QËNDRONI TË LIDHUR