VLEN - Gostivar: Është siguruar një cisternë me ujë të pijshëm, të mos përdorej uji nga ujësjellësi
- Situata me ujin e pijshëm në Komunën e Gostivarit vazhdon të mbetet e pazgjidhur. Rezultatet e analizave të Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari janë të qarta: uji nga rrjeti i ujësjellësit ka ndalesë të përkohshme për konsum, si për pije ashtu edhe për përdorim në gastronomi, theksohet në komunikatën e sotme, të cilën MIA e transmeton në formë integrale.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 15:09, 18 korrik, 2026
18 korrik 2026
Situata me ujin e pijshëm në Komunën e Gostivarit vazhdon të mbetet e pazgjidhur. Rezultatet e analizave të Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari janë të qarta: uji nga rrjeti i ujësjellësit ka ndalesë të përkohshme për konsum, si për pije ashtu edhe për përdorim në gastronomi, theksohet në komunikatën e sotme, të cilën MIA e transmeton në formë integrale.
Për këtë arsye, me kërkesën tonë dhe me mbështetjen e këshilltarëve të VLEN-it në Qytetin e Shkupit, kemi siguruar një cisternë me ujë të pijshëm për banorët e Gostivarit.
Cisterna do të jetë te parkingu i Pallatit të Kulturës, në afërsi të Xhamisë së Mahallës së Re.
Ne do të vazhdojmë të jemi pranë qytetarëve tanë dhe të ofrojmë ndihmë konkrete, ndërkohë që po angazhohemi maksimalisht që kjo situatë të tejkalohet sa më shpejt.
Deri atëherë, u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të mos përdorin ujin e ujësjellësit për pije, të respektojnë rekomandimet e institucioneve kompetente dhe të kujdesen maksimalisht për shëndetin e tyre dhe të familjeve të tyre.
Njëkohësisht, ju informojmë se në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit situata është nën kontroll. Të gjitha repartet janë në funksion dhe personeli shëndetësor është në gatishmëri të plotë, 24 orë në ditë, për t’u ofruar ndihmë të gjithë qytetarëve.
Edhe në ditët në vijim do të vazhdojmë të sigurojmë cisterna me ujë të pijshëm nga komunat tjera, derisa furnizimi me ujë të sigurt të rikthehet në normalitet.
Shëndeti i qytetarëve mbetet prioriteti ynë.
VLEN / VLEN Gostivar
Fotografia: Fejsbuk