"Viz Er" hapi bazë operative në aeroportin ndërkombëtar në Prishtinë
- Kompania ajrore e buxhetit të ulët "Viz Er" sot hapi bazë operative në aeroportin ndërkombëtar "Adem Jashari" në Prishtinë.
- Post By Arta Bunjaku
- 17:10, 22 korrik, 2026
Prishtinë, 22 korrik 2026 (MIA) - Kompania ajrore e buxhetit të ulët "Viz Er" sot hapi bazë operative në aeroportin ndërkombëtar "Adem Jashari" në Prishtinë.
Pritet që me hapjen e bazës ta rritë numrin e linjave ajrore nga Kosova me destinacione të ndryshme, t'i zgjerojë mundësitë për udhëtim të qytetarëve dhe të kontribuojë për zhvillimin ekonomik të vendit.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në ceremoninë e hapjes deklaroi se vendimi i "Viz Er"-it është dëshmi se vendi konsiderohet si destinacion gjithnjë e më i sigurt me potencial të madh investues dhe perspektivë të qartë zhvillimore.
Sipas Kurtit, ky zhvillim tregon se vendi po bëhet gjithnjë e më tërheqës për aviacionin civil, duke krijuar mundësi për zgjerim të lidhjeve ajrore, rritje të konkurrencës dhe përfitime më të mëdha për qytetarët dhe ekonominë e vendit. ab/
Foto: МIА arkivi