Vinisius mori dënim minimal, suspendimi i tij mund të kishte qenë më i gjatë
- Komisioni disiplinor i Federatës spanjolle të futbollit i shqiptoi dënim minimal sulmuesit të Real Madridit, Vinisius Zhunior, duke e skualifikuar atë për katër ndeshje në La Liga.
Madrid, 15 tetor 2026 (MIA) - Komisioni disiplinor i Federatës spanjolle të futbollit i shqiptoi dënim minimal sulmuesit të Real Madridit, Vinisius Zhunior, duke e skualifikuar atë për katër ndeshje në La Liga.
Në ndeshjen kundër Villarrealit (1:0), Vinisius u përjashtua nga loja pasi e tërhoqi për flokësh Nathan Saliban, ndërkohë që topi ndodhej në anën tjetër të fushës. Pas kartonit të kuq, lojtari vazhdoi të protestonte kundër vendimit të gjyqtarit, Isidro Dijaz de Mera. Bashkëlojtarët e tij duhej ta qetësonin brazilianin. Megjithatë, gjyqtari theksoi se nuk kishte mundur t’i kuptonte fjalët që kishte thënë braziliani.
Për aktin e dhunshëm jashtë ndeshjes, Vinisius u suspendua me dy ndeshje sipas Nenit 130.2 të rregullores disiplinore, ndërsa edhe dy të tjera për sulm verbal ndaj gjyqtarit sipas Nenit 127. I pari sjell dënim prej dy deri tre ndeshje, ndërsa i dyti dënim prej dy deri në tre ndeshjesh ose deri në një muaj. Kështu, komiteti vendosi sanksione minimale për secilën shkelje.
Vinisius do të humbasë ndeshjet kundër Sevillas, Barcelonës, Rasingut dhe Valensias. ls/
Foto: EPA