Vijon pagesa e të drejtave sociale dhe të mbrojtjes së fëmijëve
- Filloi pagesa e të drejtave sociale, të fëmijëve dhe të mbrojtjes civile për muajin shtator të këtij viti, informoi pasdite Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve.
- Post By Besnik Shuki
- 16:15, 5 tetor, 2026
Shkup, 5 tetor 2026 (MIA) - Filloi pagesa e të drejtave sociale, të fëmijëve dhe të mbrojtjes civile për muajin shtator të këtij viti, informoi pasdite Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve.
Përfituesit e të drejtave monetare, të cilët posedojnë kartelë debitore do të mund të tërheqin para në bankomatet e bankave, t’i shfrytëzojnë mjetet për pagesa pa para të gatshme në rrjetin e shitjeve ose përmes bankave elektronike dhe atyre mobile.
"Po ashtu, përfituesit, të cilët nuk përdorin kartela, nga sot, do të jenë në gjendje t’i tërheqin mjetet e tyre nga të gjitha filialet dhe ekspoziturat e hapura të bankave. I informojmë përfituesit e të drejtës për Shtesa Prindërore se përgatitja për pagesën e kësaj të drejte është duke vazhduar dhe do të zbatohet në periudhën e ardhshme", thuhet në kumtesë. bsh/
Foto: Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve