Venezuela këtë javë do të lirojë 300 të burgosur, njoftoi kryetari i Parlamentit
- Kryetari i Asamblesë kombëtare të Venezuelës, Horhe Rodrigez, mbrëmë tha se gjatë kësaj jave do të lirohen 300 të burgosur.
- Post By Sara Ademi
- 09:18, 20 maj, 2026
Karakas, 20 maj 2026 (MIA) - Kryetari i Asamblesë kombëtare të Venezuelës, Horhe Rodrigez, mbrëmë tha se gjatë kësaj jave do të lirohen 300 të burgosur.
Në grupin e të liruarve pritet të përfshihen tre nëpunës policor të cilët janë në paraburgim nga viti 2003, persona me probleme shëndetësore dhe persona më të moshuar se 70 vjet.
Rodrigez nuk saktësoi nëse 300 personat e përmendur bien nën ligjin për amnisti të miratuar në shkurt.
Qeveria e Venezuelës vazhdimisht mohon se mban të burgosur politik, duke pretenduar se personat në burg janë dënuar për vepra penale. sa/
foto/MIA arkivi