• e martë, 11 nëntor 2025

Ushtria bullgare me pajisje speciale ndihmon në pastrimin e lagjes së përmbytur Elenite në bregdet

Ushtria bullgare me pajisje speciale ndihmon në pastrimin e lagjes së përmbytur Elenite në bregdet

Burgas, 5 tetor 2025 (MIA) - Personali ushtarak nga Marina ushtarake dhe Komanda për mbështetje logjistike edhe sot merr pjesë në aktivitetet për mënjanoimin e pasojave nga vërshimet në rajonin e Burgasit, njoftoi pres-qendra e Ministrisë së Mbrojtjes.

Personeli ushtarak nga Flotlija  e anijeve luftarake dhe ndihmëse dhe Baza e marinave - Burgas, si dhe Batalioni transportues pranë Komandës për logjistikë në Burgas, sigurojnë ndihmë me pajisje të specializuar për pastrimin e infrastrukturës publike dhe sigurimin e qasjes deri te ndërtesat publike në pjesët më të prekura në lagjes tursitike Elenite.

Personali i Marinës ushtarake merr pjesë edhe në shtaboin e krizës që punon në rajonin e qytetit Sveti Vlas, shtoi ministria.

Përfshirja e Forcave të Armatosura në rehabilitimin e zonës nga dëmet e shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm është pjesë e misionit të tretë të Ushtrisë bullgare në mbështetje të popullsisë - "Kontributi në sigurinë kombëtare në kohë paqeje". Ato përdoren 24 orë në ditë, 365 ditë në vit, me fuqi punëtore dhe pajisje ushtarake të organizuara. Kjo përfaqëson ofrimin e ndihmës për popullsinë në kohë paqeje për të kontrolluar ose kapërcyer pasojat e fatkeqësive", shpjegoi Ministria e Mbrojtjes, duke treguar se Ushtria bullgare mbetet plotësisht e përgatitur për të dërguar forca dhe burime shtesë dhe për të vazhduar misionin e saj në mbështetje të popullsisë.

Pjesëtarë të marinës dhe Komandës për mbështetje logjistike kanë ofruar dje ndihmë edhe në pastrimin e rajonit Elenite. mb/

Foto: BTA

QËNDRONI TË LIDHUR