• e mërkurë, 28 gusht 2024

Urim nga kryeministri Mickoski me rastin e Festës së Shën Mërisë

Urim nga kryeministri Mickoski me rastin e Festës së Shën Mërisë

Shkup, 28 gusht 2024 (MIA) - Kryeministri Hristian Mickoski ka dërguar urim mje rastin e festës së Shën Mërisë.

"Vepra e saj është vërtet madhështore dhe me të drejtë, kjo ditë dhe festë gjen përkrahje të madhe nga populli besimtar dhe festohet me përulësi, kënaqësi e respekt. Njekohesisht sot eshte dita e minatoreve, te cilët i uroj nga zemra, i uroj fat, Zoti i ruajt në të gjitha sfidat dhe në këto momente më lejoni të falënderoj per trimërinë e tyre dhe punën vetëmohuese. Ata janë një pjesë e rëndësishme e ndërtimit të atdheut tonë, e përpjekjeve për të stabilizuar situatën dhe për ta çuar vendin në rrugën e duhur. Angazhimi im është që të tregoj normalitetin e situatës dhe për herë të parë pas shumë vitesh të demonstroj me veprime që shteti po bën dhe po krijon për qytetarët e vet dhe se Maqedonia është sërish e popullit", thuhet në urimin në Mickoskit.

Ai porositi se vetëm të bashkuar dhe me energji të madhe të ndryshimeve mund ta arrijmë këtë. mb

QËNDRONI TË LIDHUR