• e enjte, 29 gusht 2024

Urim i Gashit me rastin e festës së Shën Mërisë

Urim i Gashit me rastin e festës së Shën Mërisë

Shkup, 28 gusht 2024 (MIA) - Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi sot me rastin e festës së 28 Gushtit - Festës së Shën Mërisë ka dërguar urim deri te të gjithë besimtarët ortodoks në vend.

"Më lejoni që t'ua uroj festën e madhe krishtere Shën Mëria. Le t'ju sjella festa fat, shëndet dhe shumë gëzim në familjet tuaja. Këto festa janë momente të mira që të kujtojmë se sa traditat tona të ndërsjella të respektimit të festave fetare dhe zakoneve janë pjesë e kujtesës kolektive të qytetarëve tanë. Le të na kujtojnë festat e këtilla se gjithmonë kemi qëndruar dhe do të qëndrojmë pranë njëri tjetrit", thuhet në urim.

Jetojmë në kohëra, në të cilat, siç theksohet, duhet vazhdimisht të përkujtohemi në traditat, të cilat na i bartin prindërit tanë. mb/

Foto: MIA

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR