UNHCR përgatitet për një valë të madhe refugjatësh nga Irani
- Komisioneri i lartë i Kombeve të Bashkuara për refugjatët (UNHCR) po përgatitet të pranojë një numër të madh refugjatësh nga Irani për shkak të konfliktit me Izraelin.

Nju-Jork, 20 qershor 2025 (MIA) – Komisioneri i lartë i Kombeve të Bashkuara për refugjatët (UNHCR) po përgatitet të pranojë një numër të madh refugjatësh nga Irani për shkak të konfliktit me Izraelin.
"Po përgatisim plane krize për zhvendosjen në Iran dhe vendet fqinje. Ende nuk i kemi publikuar ato sepse nuk kemi informacione të mjaftueshme dhe po presim të shohim se si do të zhvillohet situata", deklaroi drejtori i UNHCR-së, Filipo Grandi.
Sipas informacioneve të pakonfirmuara në Ermeni, Azerbejxhan dhe Turkmenistan tashmë po mbërrijnë njerëz që largohen nga Irani.
"Supozoj se këta janë njerëz nga qytetet, të cilët kanë mjete të caktuara dhe mund shpejtë të largohen nga bombat. Deri më tani, asnjë vend nuk ka kërkuar ndihmë nga UNHCR-ja", theksoi Grandi, duke shtuar se Irani është një strehë për një numër të madh refugjatësh.
Në Iran jetojnë rreth 3,5 milionë njerëz nga Afganistani. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s