• e martë, 27 gusht 2024

Ukraina ka prodhuar armë të re

Ukraina ka prodhuar armë të re

Kiev, 26 gusht 2024 (MIA) – Ukraina kumtoi se ka zhvilluar një armë të re me rreze të gjatë, e cila do t'i mundësojë të godasë objektivat në territorin rus pa kërkuar leje nga aleatët.

“Paljanica” ka karakteristikat e një rakete dhe një mjeti fluturues pa pilot. Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski, dy ditë më parë konfirmoi ekzistencën e "Paljanica", duke e quajtur atë një "klas të ri" armësh.

Paljanica është një lloj buke ukrainase dhe një fjalë e vështirë për t'u shqiptuar, ndaj është përdorur për të ekspozuar spiunët e dyshuar në fillim të luftës.

Më 24 gusht, kur u shënua 33-vjetori i pavarësisë së Ukrainës nga ish-Bashkimi Sovjetik, u përdor për herë të parë arma e re, qëllimi i së cilës ishte një instalim ushtarak rus në territorin e pushtuar.

Pamjet ushtarake ukrainase sugjerojnë se arma e saj e re ka një rreze veprimi deri në 700 kilometra dhe është në të njëjtin nivel me raketat taktike të furnizuara nga SHBA.

SHBA dhe aleatët e tjerë perëndimorë i sigurojnë Ukrainës armë me rreze të gjatë, por e kufizojnë atë që t'i lëshojë ato thellë në Rusi nga frika e përshkallëzimit të luftës. ls/

Foto: Iks

 

QËNDRONI TË LIDHUR