Ukraina i ofron Rusisë që të dyja vendet të ndalojnë sulmet ndaj objektivave civile në Detin e Zi
- Ukraina, përmes një ndërmjetësi, i ka dërguar Rusisë një ofertë në të cilën e sugjeron që të dy vendet duhet të ndalojnë sulmet ndaj objektivave civile në Detin e Zi, deklaruan sot bpër mediat perëndimore burime të njohura me situatën.
- Post By Ramize Qamili
- 21:07, 13 gusht, 2026
Kiev, 13 gusht 2026 (MIA) - Ukraina, përmes një ndërmjetësi, i ka dërguar Rusisë një ofertë në të cilën e sugjeron që të dy vendet duhet të ndalojnë sulmet ndaj objektivave civile në Detin e Zi, deklaruan sot bpër mediat perëndimore burime të njohura me situatën.
Oferta për të ndaluar sulmet ia përcolli Kievi, Moskës përmes një pale të tretë dhe, sipas burimeve, Ukraina është ende duke pritur një përgjigje.
Si Rusia ashtu edhe Ukraina, të cilat janë eksportuese të mëdha në tregun botëror bujqësor, e kanë akuzuar njëra-tjetrën në periudhën e kaluar për rritjen e shënjestrimit të anijeve të përdorura për eksportimin e produkteve bujqësore.
Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan, deklaroi të shtunën se Rusisë dhe Ukrainës i është paraqitur një propozim që të dy vendet të shpallin një moratorium mbi sulmet e ndërsjella në Detin e Zi.
Bllokada ruse e porteve të Detit të Zi të Ukrainës në rajonin e Odesës çoi në një rënie prej 76 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar të eksporteve të drithërave nga Ukraina në gusht, ndërsa sektori bujqësor ka paralajmëruar për pasoja më të mëdha për ekonominë nëse kjo vazhdon.
Foto: EPA