• e hënë, 26 gusht 2024

Ukraina i bëri thirrje Bjellorusisë që të tërheqë ushtrinë e saj nga kufiri

Ukraina i bëri thirrje Bjellorusisë që të tërheqë ushtrinë e saj nga kufiri

 Kiev, 26 gusht 2024 (MIA) - Ukraina i ka bërë thirrje Bjellorusisë që të tërheqë një numër të konsiderueshëm të forcave dhe pajisjeve të saj ushtarake të vendosura përgjatë kufirit të përbashkët.

Ministria ukrainase e Punëve të Jashtme ka paralajmëruar Bjellorusinë për "gabime tragjike" nën presion të Moskës. 

Në një kumtesë nga ministria ukrainase, forcave të armatosura bjelloruse u bëhet thirrje të "ndalojnë me veprimet armiqësore" dhe t'i tërheqin ushtarët nga kufiri. 

 Tanke, topa dhe sisteme kundërajrore, si dhe pajisje të tjera inxhinierike ndodhen në rajonin Gomel pranë kufirit verior të Ukrainës. Në njoftim theksohet  thuhet se Ukraina "asnjëherë nuk ka ndërmarrë dhe nuk do të ndërmarrë kurrë veprime armiqësore kundër popullit bjellorus".

 Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandar Lukashenko   më 18 gusht deklaroi se Ukraina ka vendosur më shumë se 120.000 trupa të saj në kufirin me Bjellorusinë dhe se ka vendosur pothuajse një të tretën e forcave të saj të armatosura përgjatë gjithë kufirit.

 Bjellorusia  javën e kaluar bëri të ditur se ka dërguar aeroplanë, forca të mbrojtjes ajrore dhe automjete të blinduara në kufirin me Ukrainën.

 

QËNDRONI TË LIDHUR