Ukraina dhe Rusia përsëri shkëmbejnë robër lufte
- Ukraina dhe Rusia sot shkëmbyen përsëri robër lufte konform marrëveshjes së arritur në Stamboll.
- Post By Fami Bajrami
- 15:35, 20 qershor, 2025

Kiev, 20 qershor 2025 (MIA) - Ukraina dhe Rusia sot shkëmbyen përsëri robër lufte konform marrëveshjes së arritur në Stamboll.
As Kievi dhe as Moska nuk bënë të ditur se sa pengje kanë shkëmbyer.
Në raundin e dytë të negociatave të drejtpërdrejta në Stamboll, Rusia dhe Ukraina ranë dakord të lirojnë të paktën 1.200 pengje dhe ushtarë të plagosur nën moshën 25 vjeç dhe të kthejnë mijëra trupa të ushtarëve të vdekur.
foto: arkivi i MIA-s