• e enjte, 15 tetor 2026

Uashington: Vazhdojnë bisedimet teknike midis Iranit dhe SHBA-së

Uashington: Vazhdojnë bisedimet teknike midis Iranit dhe SHBA-së

Uashington, 10 korrik 2026 (MIA) - Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Irani vazhdojnë bisedimet teknike mbi çështjet bërthamore, kumtoi një zyrtar amerikan anonim. 

"SHBA-ja mbetet e përkushtuar për të gjetur një zgjidhje dhe bisedimet teknike po vazhdojnë. Irani nuk duhet të posedojë kurrë një armë bërthamore", deklaroi një përfaqësues për "Ej-Bi-Si Njuz".

Ai shtoi se armëpushimi 60-ditor dhe Memorandumi i mirëkuptimit bazohen në përmbushjen e detyrimeve të përcaktuara, ndërsa veprimet e Iranit, siç tha, përfaqësojnë një nivel të papranueshëm të mospërmbushjes së këtyre detyrimeve. 

"Sulmet e Iranit ndaj anijeve të pafajshme janë akte terrorizmi", theksoi zyrtari amerikan. 

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR