U2 e festoi 50-vjetorin e vet me koncert në shkollën ku u formuan
- Bendi U2 shënoi 50 vite të ekzistimit të vet me koncert në shkollën "Maunt Tempëll" në Dablin, ku anëtarët e bendit u takuan dhe ku interpretuan për herë të parë në vitin 1976.
- Post By Arta Bunjaku
- 11:33, 26 shtator, 2026
Dablin, 26 shtator 2026 (MIA) - Bendi U2 shënoi 50 vite të ekzistimit të vet me koncert në shkollën "Maunt Tempëll" në Dablin, ku anëtarët e bendit u takuan dhe ku interpretuan për herë të parë në vitin 1976.
Frontmeni Bono, duke u ngjitur në skenën në oborrin e shkollës, tha se anëtarët e bendit kishin ikur nga ora e kimisë dhe i pyeti nxënësit se si po shkon "eksperimentimi" i tyre, lajmëroi Bi-Bi-Si.
U2 interpretuan këngë nga periudha të ndryshme të karrierës së tyre, ndërsa koncerti u përmbyll me një version orkestral të këngës "One", me pjesëmarrjen e nxënësve nga programi arsimor irlandez Music Generation. ab/
fotо ЕPА