• e premte, 14 gusht 2026

Tuheli mbetet përzgjedhës i Anglisë

Tuheli mbetet përzgjedhës i Anglisë

Londër, 16 korrik 2026 (MIA) - Përzgjedhësi i Anglisë, Tomas Tuhel, ka mbështetjen e plotë të Federatës së Futbollit të Anglisë (FA) dhe pritet të udhëheqë ekipin kombëtar në Kampionatin Evropian 2028, pavarësisht eliminimit të tyre në gjysmëfinale të Kampionatit botëror", njoftuan sot mediat britanike. 

Anglia të mërkurën është mposhtur me rezultatin 2:1 nga Argjentina, gjë që i la ata pa vend në finale të Kampionatit Botëror, ndërsa Tuhel është kritikuar ashpër në media për zëvendësimet defansive që bëri pasi Anglia arriti në epërsi 1:0.

"Vazhdojmë sipas marrëveshjes deri në Kampionatin Evropian, i cili do të mbahet në shtëpi. Po e pres me padurim, megjithëse është vështirë të mendosh kaq larg tani. Shumë ekipe të mëdha futbolli janë eliminuar para gjysmëfinaleve, kështu që edhe kjo është një arritje. E di që askush nuk dëshiron ta dëgjojë këtë tani, as unë, sepse gjithmonë presim më shumë nga vetja", tha Tuhel.

Strategu gjerman në shkurt nënshkroi vazhdimin e kontratës dyvjeçare, pasi e ndërmori ekipin kombëtar të Anglisë në janar 2025 me detyrë fillestare për të fituar Kampionatin botëror. rq/bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR