• e enjte, 15 tetor 2026

Tuhel: Anglia nuk është favorit në Kupën e Botës, por duam të shkojmë deri në fund

Tuhel: Anglia nuk është favorit në Kupën e Botës, por duam të shkojmë deri në fund

Orlando, 10 qershor 2026 (MIA) - Trajneri i Anglisë, Tomas Tuhel, ka vlerësuar shanset e ekipit të tij për të fituar Kupën e Botës 2026.

"Ne nuk jemi favoritë. Nuk mund të jemi, sepse nuk e kemi fituar turneun për shumë vite. Ka ekipe në këtë turne që kanë arritur sukses më të madh. Ne i vendosim vetes qëllimet më të larta dhe e dimë se çfarë kërkohet. Përgjegjësia është një qëndrim dhe aty është fokusi ynë. Ne e shohim veten si pretendentë. Duam të shkojmë deri në fund, por nuk mendoj se jemi favoritë", ka thënë Tuhel për ESPN.

I pyetur se kë e konsideron favoritë për turneun, trajneri veçoi Portugalinë si një ekip që duhet pasur kujdes, marrë parasysh suksesin e lojtarëve të tyre në nivel klubesh në sezonin 2025/26.

Kupa e Botës fillon më 11 qershor dhe do të mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.

Anglia do të luajë në të njëjtin grup me Kroacinë, Ganën dhe Panamanë.

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR