• e martë, 27 gusht 2024

Tubim ndërkombëtar poetik para Muzeut të arteve bashkëkohore në kuadër të MSP-së

Tubim ndërkombëtar poetik para Muzeut të arteve bashkëkohore në kuadër të MSP-së

Strugë, 26 gusht 2024 (MIA) - Me Tubim ndërkombëtar poetik në platonë para Muzeut të arteve bashkëkohore në Shkup sot përfundon edicioni i 63-të i Mbrëmjeve strugane të poezisë, ku morën pjesë 25 poetë të huaj dhe rreth 50 nga vendi.

Manifestimi filloi të enjten me mbjelljen tradicionale të drurit dhe lexim poetik në Parkun e poezisë në nder të fituesit të "Kurorës së artë" për vitin 2024, poetit dhe dramaturgut të shquar francez, Zhan Pjer Simeon. "Pikëllimi për jugun" i Konstantinit, për herë të parë këtë vit u lexua nga një person i verbër me ndihmën e Alfabetit të Brajit, në nder të motos së sivjetme të Festivalit "Prekja e bukurisë", me çka respektohet inovacioni i Alfabetit të Brajiot. Më pas u ndez zjarri i festivalit dhe vazhdoi leximi poetik "Meridiane".

Mirënjohjet më të larta të festivlait "Kurora e artë", "Vëllezërit Milladinov", "Urat e Strugës" dhe "Struga e Re" u dorëzuan mbrëmë në manifestimin "Urat" për poetin francez, Zhan Pjer Simeon, poeteshën maqedonase Katica Qulafkova, shkrimtaren gjermane, Katrin Pix dhe poeteshën e re, Filipa Sara Popova. ab/

Foto: MSP

QËNDRONI TË LIDHUR