Trampi: Irani mund të jetë përgjegjës për sulmin ndaj naftësjellësit saudit
- Presidenti amerikan Donald Tramp, sot deklaroi se Irani ka të ngjarë të jetë përgjegjës për sulmin ajror ndaj Arabisë Saudite që mbylli naftësjellësi Lindje-Perëndim, një nga rrugët kryesore të mbretërisë për eksportimin e naftës së papërpunuar që anashkalon Ngushticën e Hormuzit.
Dublin, 12 shtator 2026 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp, sot deklaroi se Irani ka të ngjarë të jetë përgjegjës për sulmin ajror ndaj Arabisë Saudite që mbylli naftësjellësi Lindje-Perëndim, një nga rrugët kryesore të mbretërisë për eksportimin e naftës së papërpunuar që anashkalon Ngushticën e Hormuzit.
"Mendoj se janë ata, ndoshta janë ata" u tha Tramp gazetarëve në Dublin, duke iu përgjigjur pyetjes nëse Irani ishte pas sulmit ndaj naftësjellësit kyç.
Presidenti amerikan shtoi se Huthët e Jemenit, të cilët janë aleatë me Iranin, kanë kontaktuar me administratën e tij dhe e kanë bërë të qartë se nuk duan që Shtetet e Bashkuara të përfshihen drejtpërdrejt në konflikt.
"Ata do të preferonin shumë më tepër që ne të mos përfshiheshimi. Ata lejuan shumicën e anijeve të kalonin. Ka vetëm një vend me të cilin nuk janë shumë të kënaqur, dhe atë do ta zgjidhim", theksoi Trampi.
Ai gjithashtu bëri të ditur se në lidhje me situatën ka biseduar me Princin e Kurorës Saudite Mohamed bin Salman, të cilin e përshkroi si "mik të mirë" të tij.
Foto: EPA