• e mërkurë, 28 gusht 2024

Tripunovski: Stacioni i filtrimit "Taor" në gjendje katastrofike, prioritet është modernizimi i bujqësisë dhe ekonomisë së ujërave

Tripunovski: Stacioni i filtrimit

Shkup, 27 gusht 2024 (MIA) - Në gjendje katastrofike është stacioni i filtrimit "Taor", e cila i mbulon komunat Petrovec, Ilinden dhe Gazi Babë dhe pëfshin ujëra prej rreth 6.600 hektarë përmes 150 kilometrave rrjet i hapur kanalizimi, vlerësoi sot ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski.

Sipas Tripunovskit i cili e vizitoi lokacionin e stcionit të filtrimit sël bashku me drejtorin e SH "Ekonomi e ujërave" Filip Filipovski, këtyre ditëlve nuk është investuar në moderniziminj e saj dhe mirëmbajtjen për shkak të së cilës ka rrezik të madh nga rrezikimi i kësaj pjesë të luginës së Shkpit.

"Ne tashmë në vitin e ardhshëm në program do të parashikojmë mjete për modernizimin e këtij stacioni, për të zvogëluar rrezikun e dëmtimeve të mundshme që do të nënkuptonin derdhjen e ujit nga ky rrjet kanalesh", tha Tripunovski.

Ai shtoi se në periudhën e kaluar Qeveria ka ndarë 100 milionë denarë për SHA "Ekonomi e ujërave" për mbulimin e pagave të punëtorëve të cilët nuk janë paguar për katër muaj. Dy rroga, tha ai, janë paguar, ndërsa në ditët në vijim dy pagat e tjera do t'u paguhen punëtorëve të SHA "Ekonomi e ujërave". mb/

Foto. MBPEU

 

QËNDRONI TË LIDHUR