• e hënë, 08 qershor 2026

Tre udhëtarë turq nga anija me raste të hantavirusit do të vendosen në karantinë

Tre udhëtarë turq nga anija me raste të hantavirusit do të vendosen në karantinë

Ankara, 11 maj 2026 (MIA) - Tre shtetas turq, të cilët kanë qenë në anijen, në të cilin janë regjistruar raste të hantavirusit, sot do të kthehen në Turqi dhe do të vendosen në karabtinë, njoftoi Ministria turke e Shëndetësisë përmes një postimi në rrjetin social "Iks".

"Do të kthehen në vend tre bashkëqytetarë tanë që kanë qëndruar në anijen ndërkombëtare dhe gjendje shëndetësore e të cilëve përcillet me vëmendje. Gjatë monitorimit, që po zbatohet në koordinim me organizatat relevante ndërkombëtare, kemi marrë informacione se tek qytetarët tanë nuk janë vërtetuar simptoma ose tregues për praninë e sëmundjes", theksohet në kumtesën e Ministrisë.

Autoritetet bindin se pas arritjes në Turqi, tre udhëtarët do të vendosen në karantinë, ndërsa gjendje e tyre do të përcillet me vëmendje nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë.

Dje, anija Hondius, e cila kishte një grup rastesh me hantavirus, u ankorua në portin e Granadillës në ishullin jugor spanjoll të Tenerife-s, pjesë e Ishujve Kanarie. Tre udehëtarët në bord kanë vdekur nga virusi.

Autoritetet spanjolle thanë se dy fluturimet e fundit të evakuimit, me një total prej 24 udhëtarësh, pritej sot të niseshin më vonë. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR