Tre persona të vdekur, dhe shumë të plagosur në sulmet më të reja ruse ndaj Ukrainës
- Të paktën tre persona u vranë në sulmet ruse gjatë natës në Ukrainë, njoftuan sot autoritetet lokale.
- Post By Sara Ademi
- 12:45, 12 shtator, 2026
Kiev, 12 shtator 2026 (MIA) - Të paktën tre persona u vranë në sulmet ruse gjatë natës në Ukrainë, njoftuan sot autoritetet lokale.
Në një sulm me dron në një zonë banimi në Zaporozhje humbën jetën një grua dhe një burrë, dhe të paktën një person tjetër u plagos në sulmet në zonën banesore.
Në Odesa në Detin e Zi, të paktën 17 persona, përfshirë një foshnjë pesëmuajshe, u plagosën, sipas administratës ushtarake lokale. Fotot e publikuara nga autoritetet treguan një ndërtesë shumëkatëshe të dëmtuar.
Në të njëjtën kohë, Oleksander Hanzha, guvernator i rajonit të Dnjpropetrovskit, tha se një person u vra në një sulm ndaj një fabrike në qytetin juglindor ukrainas Krivi Rog. Dy persona të tjerë u plagosën në incident, tha ai.
Ministria e Mbrojtjes në Moskë konfirmoi sulmet. Nga atje njoftuan se objektivat ishin kompanitë metalurgjike në Zaporozhje dhe Krivi Rog, të cilat prodhonin produkte ushtarake.
Në rajonin e Odesës, objektivat përfshinin infrastrukturën portuale dhe një strukturë kyçe të infrastrukturës së transportit të përdorur për shkarkimin dhe ruajtjen e mallrave ushtarake, njoftoi Ministria. Informacioni nuk mund të verifikohej në mënyrë të pavarur, theksoi DPA.
Rusia ka zhvilluar luftë kundër Ukrainës për më shumë se katër vjet e gjysmë. sa/
Foto: Shërbimi për situata të jashtëzakonshme të Ukrainës