• e martë, 16 qershor 2026

Tre ndeshje nga xhiroja e parafundit e Ligës së parë

Tre ndeshje nga xhiroja e parafundit e Ligës së parë

Shkup, 16 maj 2026 (MIA) - Me tre ndeshjet e sotme do të kompletohet xhiroja e 32-të e Ligës së parë në futboll, pasi që dje me fitoren në Strugë futbollistët e Vardarit e fituan titullin e kampionit.

Në Kumanovë, ekipi i Bashkimit është nikoqir i Makedoniajn GJP, prëderisa në Shkup luajnë ekipet rivale të qytetit të cilat sezonin e ardhshëm do të jenë pjesë e Ligës së dytë, Shkupi - Rabotniçki. Tikveshi në Kavadar e pret Pelisterin.

Fillimi i të gjitha ndeshjeve është në orën 16.00.

Në ndeshjet e luajtura dje u arritën këto rezultate: Struga - Vardari 0:1, Sileksi - Arsimi 0:1 dhe Shkëndija - Brea 2:1.

Tabela: Vardari 80 pikë, Shkëndija 74, Struga 62, Slikeksi 53, Tikveshi 44, Arsimi 43, Bashkimi 41, Brera 37, Pelister 36, Makedonija GJP 30, Rabotniçki 30, Shkupi 1. ab/

Foto: FFM

QËNDRONI TË LIDHUR