• e hënë, 16 nëntor 2026

Tranzicioni energjetik dhe bashkëpunimi dypalësh janë temat e takimeve të Bzhinovskës në Austri

Tranzicioni energjetik dhe bashkëpunimi dypalësh janë temat e takimeve të Bzhinovskës në Austri

Shkup, 7 tetor 2026 (MIA) - Forcimi i bashkëpunimit midis Maqedonisë dhe Austrisë në fushën e energjetikës ishte në fokus të vizitës së ministres së Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale Sanja Bozhinovska në Vjenë, ku ajo po merr pjesë në programin ndërkombëtar "Gratë Lidere - Evropa Juglindore dhe Deti i Zi/Kaukazi Jugor 2026". 

Në kuadër të qëndrimit të saj, Bozhinovska zhvilloi një takim pune me sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë Federale të Ekonomisë, Energjisë dhe Turizmit të Austrisë, Severin Gruber, në të cilin u diskutuan marrëdhëniet dypalëshe dhe ekonomike, çështjet aktuale në energji, tranzicionin energjetik dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimin e përvojave në sektorin e energjisë.

Si pjesë e programit, ministrja mori pjesë në një sesion kushtuar menaxhimit operacional të krizave, ndërsa zhvilloi edhe një drekë pune me drejtorin e Akademisë Diplomatike të Vjenës, ambasadorin Martin Ejhtinger, në të cilën diskutuan për lidershipin, shërbimin publik dhe rëndësinë e shkëmbimit ndërkombëtar të përvojave.

Зајакнувањето на соработката меѓу Македонија и Австрија во областа на енергетиката беше во фокусот на посетата на министерката за енергетика, рударство и минерални суровини Сања Божиновска на

Duke vazhduar qëndrimin e saj në Vjenë, Bozhinovska do t'u drejtohet studentëve në Akademinë diplomatike të Vjenës dhe do të mbajë një ligjëratë mbi tranzicionin energjetik dhe situatën në sektorin energjetik të Maqedonisë. Para studentëve do të prezantohen proceset për zhvillimin e burimeve të rinovueshme të energjisë, modernizimin e infrastrukturës, sigurinë energjetike dhe lidhjen rajonale të energjisë.

Nga Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale potencojnë se pjesëmarrja në program hap hapësirë ​​për partneritete të reja dhe shkëmbim ndërkombëtar përvojash në sektorin e energjisë.

Foto: Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale

QËNDRONI TË LIDHUR