• e mërkurë, 07 tetor 2026

Transportuesit nuk do të protestojnë të hënën, do të kërkohet zgjidhje me BE-në

Transportuesit nuk do të protestojnë të hënën, do të kërkohet zgjidhje me BE-në

Shkup, 11 shtator 2026 (MIA) - Pas takimit me përfaqësuesit e disa prej shteteve anëtare të zonës Shengen, përmes Misionit të Bashkimit Evropian me seli në Beograd, përfaqësuesit e operatorëve të transportit nga katër vendet e Ballkanit Perëndimor (Maqedonia, Serbia, Bosnje e Hercegovina dhe Mali i Zi), ranë dakord të mos e mbajnë protestën e paralajmëruar më 14 shtator 2026 duke mbyllur pikat kufitare me vendet e Bashkimit Evropian (BE), informoi sot Asociacioni Makam-trans në Fejsbuk.

"Në këtë mënyrë, treguam vullnet të mirë dhe mirëkuptim për problemet që do të lindnin me ndërprerjen e zinxhirit të furnizimit me mallra midis Ballkanit Perëndimor dhe BE-së dhe shprehëm besim në premtimin se do të përshpejtohet procesi i gjetjes së një zgjidhje të përshtatshme për shoferët profesionistë dhe qëndrimin e tyre në Zonën shengen më gjatë se 90/180 ditë derisa të votohet strategjia e re për vizat në gjysmën e dytë të vitit 2027. Të gjitha përgatitjet për protestën janë ndërprerë për një periudhë të caktuar", thekson Makam-trans.

Transportuesit nga rajoni më 1 shtator mbajtën protestë paralajmëruese duke kërkuar zgjidhje për problemin e qëndrimit të kufizuar të shoferëve profesionistë në Zonën shengen.

QËNDRONI TË LIDHUR