• e martë, 16 qershor 2026

Trampi: Të gjithë të burgosurit politikë në Venezuelë do të lirohen

Trampi: Të gjithë të burgosurit politikë në Venezuelë do të lirohen

Uashington, 13 maj 2026 (MIA) – Presidenti amerikan Donald Tramp mbrëmë deklaroi se të gjithë të burgosurit politikë në Venezuelë në fund do të lirohen, sepse administrata e tij i thellon lidhjet me ushtruesen e detyrës presidente e shtetit, Dellsi Rodrigez, informon DPA. 

“Do t’i nxjerrim të gjithë”, u tha Trampi gazetarëve në Uashington para se të shkojë në Kinë. 

Edhe krahas operacionit ushtarak amerikan në janar që rezultoi me arrestimin e liderit autoritar Nikollas Maduro, qindra kritikë të qeverisë mbeten të arrestuar në Venezuelë, bëjnë të ditur grupet për të drejtat e njeriut, transmeton DPA.

Maduro dhe bashkëshortja e tij, Silija Flores, ishin arrestuar në Karakas dhe dërguar me aeroplan në Nju Jork, ku po përballen me gjykim pas akuzave për tregti me drogë. 

Rodrigez, ish nënpresidente, e mori pushtetin përkohësisht pas largimit të Maduros dhe që atëherë bashkëpunon me Uashingtonin për çështje, përfshirë edhe eksportin e naftës. 

Trampi e lavdëroi Rodrigezin, duke thënë se ajo bën “punë të shkëlqyer” dhe se banorët e Venezuelës janë të orientuar me entuziazëm drejt ndryshimeve në vend. 

Por, grupet opozitare vazhdojnë të kërkojnë reforma më të gjera demokratike, duke përfshirë edhe burime të lira dhe lirimin e të gjithë të burgosurve politikë. 

Organizata për të drejtat e njeriut “Foro Penall” thotë se më shumë se 600 të burgosur politikë janë liruar nga janari, edhe pse mbi 450 ende janë në paraburgim, transmeton DPA. 

Nuk është publikuar orari për zgjedhje të reja në këtë shtet të Amerikës Jugore, i cili i posedon rezervat më të mëdha të dëshmuara të naftës në botë, përkujton DPA. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR