• e shtunë, 12 korrik 2025

Trampi refuzoi të përgjigjet nëse do të japë urdhër për sulm ndaj objekteve bërthamore iraniane

Trampi refuzoi të përgjigjet nëse do të japë urdhër për sulm ndaj objekteve bërthamore iraniane

Uashington, 18 qershor 2025 (MIA) – Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp në brifingun e sotëm me gazetarët në Shtëpinë e Bardhë refuzoi të përgjigjet nëse do të japë urdhër për sulm ndaj impianteve bërthamore iraniane. 

“Ndoshta do ta bëj atë. Ndoshta nuk do ta bëjë atë. Askush nuk e di çka do të bëj”, theksoi Trampi. 

Ai shprehu keqardhje për shkak të asaj që Irani nuk është pajtuar për marrëveshje para skadimit të afatit prej 60 ditë. Trampi thotë se Irani tani është i interesuar të negociojë, por sipas tij “tani është shumë vonë për bisedë” dhe përsëriti se Teherani duhet “të dorëzohet pa kushte”. 

“Pastaj ne do t’i hedhim në ajër të gjitha objektet bërthamore (në Iran)”, theksoi Trampi. 

Ai, i pyetur për bisedën e djeshme telefonike me Benjamin Netanjahun, bëri të ditur se kryeministri izraelit “është njeri i mirë” i cili e kryen mirë punën” dhe se e ka porositur “të vazhdojë”. fc/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR