Trampi pret që pengjet e Hamasit të lirohen të hënën
- Presidenti amerikan Donald Tramp pret që pengjet që i mban lëvizja palestineze Hamas në Gaza "të kthehen" në shtëpi të hënën.
- Post By Sara Ademi
- 10:07, 11 tetor, 2025
Uashington, 11 tetor 2025 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp pret që pengjet që i mban lëvizja palestineze Hamas në Gaza "të kthehen" në shtëpi të hënën.
Presidenti amerikan para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë theksoi se, përveç pengjeve të gjallë, Izraelit do t'i kthehen të paktën 28 trupa të pengjeve të vdekur.
Trampi shtoi se planifikon ta vizitojë Kajron, pas së cilës do të drejtohet para Knesetit izraelit (Parlamentit), para se të kthehet në SHBA të martën. sa/
foto: arkivi