• e diel, 15 nëntor 2026

Trampi: Informacionet e rrjedhura për marrëveshjen me Iranin nuk janë të sakta

Trampi: Informacionet e rrjedhura për marrëveshjen me Iranin nuk janë të sakta

 Uashington, 12 qershor 2026 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Trump sot deklaroi se informacionet e publikuara lidhur me marrëveshjen midis ShBA-së  dhe Iranit nuk kanë asnjë lidhje me kushtet për të cilat u ra dakord.

 Në një postim në rrjetin e tij social Truth Social, Tramp theksoi se komentet iraniane në lidhje me marrëveshjen nuk pasqyrojnë situatën e vërtetë.

" Atë që e thanë, përfshirë deklaratën e tyre të dobët dhe patetike për arritjen e një marrëveshjeje, nuk ka lidhje aspak me të vërtetën. Njerëz shumë të pandershëm me të cilët është e vështirë të merresh vesh. Me ta nuk ekziston diçka si negociata me mirëbesim. E PABESUESHME!", shkroi presidenti amerikan.

 Ai shtoi se është "krejtësisht i papranueshëm" sulmi me dron, i cili, sipas tij, Irani e kreu mbrëmë ndaj anijeve indiane që po largoheshin nga Ngushtica e Hormuzit. 

 "Më mirë të jenë më të përgjegjshëm dhe të shpejtë!" porositi Trampi.

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR