Trampi hoqi dorë nga plani për pagesë për kalim përgjatë Ngushticës së Hormuzit
- – Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp hoqi dorë nga propozimi për vendosje të taksës prej 20 për qind për anijet që lundrojnë përgjatë Ngushticës së Hormuzit dhe publikoi marrëveshje tregtare dhe investuese me vendet nga Gjiri Persik.
- Post By Fitore Curri
- 21:22, 14 korrik, 2026
Uashington, 14 korrik 2026 (MIA) – Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp hoqi dorë nga propozimi për vendosje të taksës prej 20 për qind për anijet që lundrojnë përgjatë Ngushticës së Hormuzit dhe publikoi marrëveshje tregtare dhe investuese me vendet nga Gjiri Persik.
Ai deklaroi dje se SHBA-ja duhet të kompensohet financiarisht për rolin e tyre në mbrojtjen e lundrimit të lirë dhe sigurisë së tregtisë ndërkombëtare në Gjirin Persik, veçanërisht nëse Irani vendos taksa për kalim përgjatë Ngushticës së Hormuzit.
Trampi, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve pse hoqi dorë nga propozimi për vendosje të taksës për anijet që kalojnë përgjatë Ngushticës së Hormuzit, theksoi se e kanë kontaktuar “partnerë të fuqishëm” të cilët e kanë porositur se në vend që të paguajnë taksa do të preferonin të investonin në SHBA.
Do të donim të investonim miliarda dhe miliarda dollarë në SHBA. Do të donim të investonim fuqishëm në SHBA në vend që të paguanim taksa, Trampi i citoi përfaqësuesit e “vendeve të ndryshme” të cilët e kishin kontaktuar.
Ai shtoi se i ka pëlqyer propozimi dhe theksoi se “askush nuk duhet të paguajë për kalim përgjatë Ngushticës së Hormuzit”. fc/
Foto: EPA