Trampi falënderon Xhinpingun dhe Putinin për "neutralitetin" lidhur me luftën me Iranin
- Presidenti amerikan, Donald Tramp, ka pëeshendetur qëndrimin "neutral" të liderit kinez dhe rus, Shji Xhinping dhe Vladimir Putin, gjatë konfliktit me Iranin, duke vlerësuar se ata nuk i kanë penguar përpjekjet e Uashingtonit për të kufizuar ambiciet bërthamore të Teheranit.
Evian, 18 qershor 2026 (MIA) - Presidenti amerikan, Donald Tramp, ka pëeshendetur qëndrimin "neutral" të liderit kinez dhe rus, Shji Xhinping dhe Vladimir Putin, gjatë konfliktit me Iranin, duke vlerësuar se ata nuk i kanë penguar përpjekjet e Uashingtonit për të kufizuar ambiciet bërthamore të Teheranit.
Duke folur në një konferencë për shtyp gjatë Samitit të G-7 në Evian, Tramp shprehu mirënjohje për të dy vendet për, siç tha ai, përmbajtjen e tyre nga ndërhyrja në konflikt.
"Dua vetëm t’i falënderoj që i kanë bërë gjërat shumë më të lehta", deklaroi Trampi me rastin e arritjes së armëpushimit në konfliktin me Iranin.
Ai veçanërisht falënderoi presidentin kinez Shji Xhinping, duke theksuar se Kina kishte mbetur "plotësisht neutrale", si dhe presidentin rus Vladimir Putin, për të cilin tha se gjithashtu nuk ka ndërhyrë në konflikt.
"Mund të kishte qenë shumë më e vështirë për ne nëse ata do të kishin vendosur ndryshe", shtoi Trampi.
Ndërkohë, Pekini zyrtar shprehu mbështetje për memorandumin e mirëkuptimit midis Iranit dhe ShBA-së, që synon t'i japë fund konfliktit.
Ministri kinez i Punëve të Jashtme Vang Ji, në një bisedë telefonike me homologun e tij iranian Abas Aragçhi, përshëndeti "qasjen e përgjegjshme dhe diplomatike" të Republikës Islamike në zgjidhjen e çështjeve të diskutueshme dhe përparimin në negociata.
Ministri iranian e informoi homologun kinez mbi detajet e marrëveshjes së përkohshme me ShBA-në dhe shprehu shpresë se Teherani dhe Pekini do të jenë në gjendje të shfrytëzojnë mundësitë që rrjedhin nga memorandumi për të forcuar marrëdhëniet dypalëshe, veçanërisht në energji dhe ekonomi.
Foto: Arkivi i MIA-s