Trampi do ta vizitojë Irlandën
- Presidenti amerikan Donald Tramp sot pritet të mbërrijë në Irlandë për një vizitë dyditore që kombinon diplomacinë me golfin, transmetuan agjencitë botërore.
- Post By Sara Ademi
- 10:10, 12 shtator, 2026
Dublin, 12 shtator 2026 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp sot pritet të mbërrijë në Irlandë për një vizitë dyditore që kombinon diplomacinë me golfin, transmetuan agjencitë botërore.
Të paktën 4.000 policë dhe nëpunës tjerë të forcave të sigurisë irlandeze u mobilizuan për vizitën, të cilën e përshkruan si një nga operacionet më masive të sigurisë të kryera ndonjëherë në Irlandë.
Kundërshtarët e Donald Trampit po planifikojnë demonstrata në Dublin, ku presidenti amerikan do të zhvillojë takime të ndara me kryeministrin irlandez Miholl Martin dhe presidenten Katrin Konolli, roli i së cilës është kryesisht ceremonial.
Udhëheqësi amerikan do të shkojë më pas në hotelin dhe kompleksin e tij të golfit në Dunbeg, në bregun perëndimor, ku këtë fundjavë po mbahet një turne golfi. sa/
Foto: EPA