Trampi dhe Shji u pajtuan që Kina të mos dërgojë pajisje ushtarake në Iran
- – Kina u pajtua të porosisë 200 aeroplanë Boing, deklaroi presidenti amerikan Donald Tramp në intervistë për Foks njuz.
- Post By Fitore Curri
- 08:36, 15 maj, 2026
Pekin, 15 maj 2026 (MIA) – Kina u pajtua të porosisë 200 aeroplanë Boing, deklaroi presidenti amerikan Donald Tramp në intervistë për Foks njuz.
Ministri amerikan i Financave të SHBA-së, Skot Besent, paraprakisht deklaroi se pret paralajmërim për porosi të madhe të “Boing” gjatë vizitës së Trampit në Pekin dhe bisedimeve me liderin kinez Shji Xhinping.
“Një nga gjërat për të cilat u pajtua sot është se do të porosisë 200 aeroplanë. “Boing” dëshironte të shesë 150, ata morën 200”, deklaroi Trampi i cituar nga “Foks Njuz”.
Presidenti amerikan zbuloi edhe disa hollësi nga biseda me presidentin kinez Shji Xhinping për Iranin dhe Ngushticën e Hormuzit. Sipas tij, Shji i ka thënë se Kina nuk do të dërgojë pajisje ushtarake në Iran dhe se dëshiron që rruga ujore kyçe të mbetet e hapur.
Shji tha se nuk do t’i japë pajisje ushtarake Iranit, tha Trampi, duke e vlerësuar këtë si “deklaratë të madhe”.
Presidenti amerikan Donald Tramp dhe homologu i tij kinez Shji Xhinping dje u pajtuan në Pekin se Ngushtica e Hormuzit duhet të “mbetet e hapur”, publikoi paraprakisht Shtëpia e Bardhë.
“Të dyja palët pajtohen se Ngushtica e Hormuzit duhet të mbetet e hapur që të garantohet qarkullimi i lirë i karburanteve”, theksohet në kumtesën e Shtëpisë së Bardhë. fc/
Foto: EPA